Deputetja e PDK-së, Konjufcës: Nuk është koha të flasësh për problemet e botës, ngrite zërin dhe vepro për krerët e UÇK-së

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili sipas saj po merret me çështje globale.

Ajo i ka kërkuar kryediplomatit të Kosovës që të merren me çështjen e dënimit të kreve të UÇK-së.

Në profilin e saj në Facebook, deputetja e PDK-së ka shkruar se Konjufca duhet të veprojë për krerët e UÇK-së.

“Glauk Konjufca, sot nuk është koha të flasim për problemet e botës, kur historia dhe themelet e shtetit tonë po sfidohen në Hagë. Ështe koha që secili institucion të marrë përgjegjësinë që i takon. Merr rolin tënd. Ngrije zërin dhe vepro! Kosova nuk ka më kohë për heshtje”, ka shkruar deputjetja Ariana Musliu-Shoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Pierre-Richard Prosper: Aktgjykimi i Hagës njollosi UÇK-në, çlirimin e Kosovës dhe aleancën me NATO-n

Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, ka kritikuar ashpër aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në …