Lajmet

Gucati paralajmëron deputetët: Nëse nuk votohet ligji, nuk do të jetë situata e mirë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar deputetët. Para fillimit të seancës së sotme, ai ka thënë se nëse nuk votohet projektligji për Specialen situata mund të eskalojë. Ai ka bërë me dije se sot veteranët i janë bashkangjitur protestës se bashku me studentët dhe të rinjtë. “Sot kemi ardhur …

Më shumë...

Propozoi Thaçin për President, sot Ermal Sadiku i LDK-së nuk e votoi nismën për Specialen

Refuzimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’u bërë pjesë e nismës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ka nxitur reagimin e deputetit të këtij subjekti, Ermal Sadiku. Përmes një reagimi publik, Sadiku, i cili jo më larg se para dy javësh e propozoi Hashim Thaçin për president, …

Më shumë...

Kuvendi ratifikon kredinë prej 60 milionë eurosh për “Prishtina 2030”

Me 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, e cila parasheh një kredi prej 60 milionë eurosh për renovimin dhe zgjerimin e kampusit të studentëve të Universitetit të Prishtinës, në …

Më shumë...

Haxhiu u bën thirrje protestuesve që ta ruajnë qetësinë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje protestuesve para Kuvendit që të ruajnë qetësinë dhe karakterin paqësor të protestës. “E drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë”, tha Haxhiu nga foltorja e Kuvendit. “Dhuna e dëmton kauzën që të gjithë duam ta mbrojmë – atë të …

Më shumë...

Protestuesit bllokojnë hyrjet dhe daljet e Qeverisë dhe Kuvendit: Votojeni ligjin

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të propozuara nga PDK-ja. Ndërkaq protestuesit nuk janë tërhequr nga protesta edhe pas votimit në lexim të parë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ata kanë bërë thirrje që të votohet …

Më shumë...

Hamza: PDK-ja dhe VV-ja nuk kanë ekzistuar kur u organizua UÇK-ja

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kosova vazhdon të kërkojë drejtësi në proceset që zhvillohen në Dhomat e Specializuara në Hagë. Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Hamza e ka cilësuar si të rëndë për Kosovën procesin e themelimit të Dhomave të Specializuara, duke thënë se PDK-ja vazhdon …

Më shumë...

Kurti: Për Hagën na duhet strategji serioze, jo vendime të ngutshme

Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara duhet të trajtohen me më shumë kujdes dhe në kuadër të një strategjie më të gjerë institucionale për proceset në Hagë. Duke folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Kurti tha se për …

Më shumë...

Haradinaj: Kemi bërë disa gabime, por ligji për Specialen duhet të votohet në dy lexime

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Aleanca do ta mbështesë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Duke folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Haradinaj tha se institucionet e Kosovës gjatë …

Më shumë...

Kuvendi miraton Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kuvendi miraton Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Në votimin e zhvilluar në Kuvend, projektligji mori 91 vota për. Në mbështetje të projektligjit kanë votuar deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për …

Më shumë...

Hamza në Kuvend: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe e popullit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohet në lexim të parë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në fjalën e tij, Hamza ka theksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e …

Më shumë...

Sonja Biserko: Edhe pas Vuçiqit, Serbia nuk pritet të ndryshojë shpejt qëndrimin ndaj Kosovës

Sonja Biserko, nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, vlerëson se një ndryshim i mundshëm i pushtetit në Beograd nuk do të sillte menjëherë një ndryshim të qëndrimit të Serbisë ndaj statusit të Kosovës. Në një deklaratë për Radio Evropa e Lirë, Biserko tha se edhe …

Më shumë...

Nëntë vota pro, asnjë kundër – Komisioni i jep dritën e gjelbër ndryshimit të Ligjit për Specialen”

Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Projektligji është shqyrtuar dhe votuar të hënën, pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit. Të nëntë deputetët e pranishëm në mbledhje votuan në …

Më shumë...

Kuvendi mblidhet sot për Projektligjin për Dhomat e Specializuara, në sfond edhe zgjedhja e presidentit

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme me 22 pika të rendit të ditës. Në krye të agjendës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Seanca është kërkuar nga të …

Më shumë...

Bedri Hamza, ka përsëritur se qëndrimi i partisë së tij është që ligji të përfundojë përpara votimit për presidentin

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka përsëritur se qëndrimi i partisë së tij është që ligji të përfundojë përpara votimit për presidentin. “Vazhdimisht po e them, kërkesa e PDK-së është aprovimi i ligjit në dy lexime, aprovimi final i ligjit”, ka deklaruar Hamza. Megjithatë, deri të dielën nuk është arritur …

Më shumë...

Shqipe Mehmeti-Selimi i bën thirrje Prokurorisë pas një kërcënimi ndaj Rexhep Selimit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të ndërmarrë veprime pas një komenti të publikuar në rrjetet sociale, përmes të cilit, sipas saj, është bërë thirrje e drejtpërdrejtë për ekzekutimin e bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit. Mehmeti-Selimi ka thënë se për rastin është …

Më shumë...

Fitim Selimi: Për obligimet e shtetit nuk negociohet — ato përmbushen

Opinionisti politik Fitim Selimi ka ngritur një debat kritik mbi mënyrën se si po trajtohet institucionalisht çështja e çlirimtarëve të dënuar, duke vënë në pikëpyetje negociatat politike ndërmjet Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit. Sipas Selimit, kërkesa e qytetarëve që po protestojnë është e qartë: institucionet e Kosovës të angazhohen për …

Më shumë...