Kuvendi miraton Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kuvendi miraton Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në votimin e zhvilluar në Kuvend, projektligji mori 91 vota për.

Në mbështetje të projektligjit kanë votuar deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim.

Projektligji u prezantua para deputetëve nga deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, pas së cilës përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe partive politike paraqitën qëndrimet e tyre lidhur me ndryshimet e propozuara.

Me miratimin në lexim të parë, projektligji kalon në fazat e mëtejshme të shqyrtimit parlamentar, para se të kthehet për votim në lexim të dytë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi mblidhet sot për Projektligjin për Dhomat e Specializuara, në sfond edhe zgjedhja e presidentit

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme me 22 pika …