Hamza në Kuvend: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe e popullit

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohet në lexim të parë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në fjalën e tij, Hamza ka theksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë dhe e popullit të Kosovës.

“Populli i Kosovës, për lirinë e vet, për shtetin e vet, është organizuar përmes UÇK-së dhe, e ndihmuar nga NATO-ja dhe vendet demokratike të botës demokratike, është fituar liria dhe ka ardhur pavarësia”, tha Hamza.

Kreu i PDK-së ka shprehur gjithashtu kritika ndaj veprimtarisë së Dhomave të Specializuara, në kuadër të debatit parlamentar për ndryshimin e ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi mblidhet sot për Projektligjin për Dhomat e Specializuara, në sfond edhe zgjedhja e presidentit

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme me 22 pika …