Shqipe Mehmeti-Selimi i bën thirrje Prokurorisë pas një kërcënimi ndaj Rexhep Selimit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të ndërmarrë veprime pas një komenti të publikuar në rrjetet sociale, përmes të cilit, sipas saj, është bërë thirrje e drejtpërdrejtë për ekzekutimin e bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit. Mehmeti-Selimi ka thënë se për rastin është njoftuar përmes raportimeve mediale dhe e ka cilësuar atë si çështje serioze që kërkon trajtim institucional. Ajo ka kërkuar që organet kompetente të hetojnë rastin, të identifikojnë personin që qëndron pas komentit dhe të vlerësojnë nëse ka elemente të përgjegjësisë penale. “Si bashkëshorte dhe si qytetare e Republikës së Kosovës, e konsideroj këtë një çështje jashtëzakonisht serioze, e cila nuk mund dhe nuk duhet të kalojë pa u trajtuar nga institucionet përgjegjëse”, ka shkruar ajo. Ajo ka rikujtuar gjithashtu se liria e shprehjes nuk duhet të shërbejë si justifikim për nxitjen e dhunës, duke kërkuar që rasti të trajtohet në përputhje me ligjin. “Institucionet e drejtësisë kanë përgjegjësinë të sigurojnë që këto raste të trajtohen në përputhje me ligjin, pavarësisht se ndaj kujt drejtohen”, ka deklaruar Mehmeti-Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Deliu-Kodra: PDK i ka në dispozicion 22 votat për Presidentin nëse votohet Ligji për Specialen

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që …