Lajmet

Bedri Hamza: Nuk është arritur ndonjë marrëveshje gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruae se nuk është arritur ndonjë marrëveshje gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti. Ai ka deklaruar më tutje se për partinë që ai udhëheq është shumë i rëndësishëm procedimi i plotësim-ndryshimit të ligjit për Dhomat e Specializuara të Hagës. “Për Partinë …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Do të vijë dita që këta që mbrohen përmes shkarkimeve do të përballen me forcën e ligjit

Deputeti i Alencës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj shkarkimit nga detyra të kryeprokurorit të shtetit, Blerim Isufaj. Ai ka shkruar se do të vijë dita që këta që mbrohen përmes shkarkimeve do të përballen me forcën e ligjit. “Po i vjen erë e keqe shkarkimit të …

Më shumë...

Ivan Anushiç: Serbia po armatoset intensivisht prej një dekade

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiç, ka përdorur një gjuhë edhe më të drejtpërdrejtë gjatë konferencës ndërkombëtare për industrinë e mbrojtjes në Zadër. Anushiç deklaroi se Kroacia është e vetëdijshme për atë që ai e përshkroi si një proces rreth dhjetëvjeçar të armatosjes intensive të ushtrisë serbe me sisteme moderne …

Më shumë...

Zagrebi paralajmëron forcim të kapaciteteve mbrojtëse

Andrej Plenkovic

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka shprehur shqetësim të fortë për ritmin e armatosjes së Serbisë, duke deklaruar se Zagrebi po e ndjek me vëmendje të shtuar zgjerimin e kapaciteteve ushtarake të Beogradit. Plenkoviç e përshkroi procesin si një armatosje të jashtëzakonshme, që sipas tij ngjan me një “shportë blerjesh” …

Më shumë...

Aktivisti Rron Kafegjolli: Votojeni ligjin, koha e arsyetimeve ka mbaruar

Iniciativa “Jo në emrin tim” ka zhvilluar të premten një aksion simbolik para Ministrisë së Drejtësisë, ku protestuesit kanë vendosur një baner me mbishkrimin “Voto Ligjin”, duke kërkuar procedimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së. Aktivisti Rron Kafegjolli ka deklaruar se qytetarët tash e 17 ditë po protestojnë …

Më shumë...

Vlora Çitaku i reagon Albulena Haxhiut

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, i është përgjigjur ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pas deklaratës së saj se zgjedhja e presidentit është më e rëndësishme sesa votimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Çitaku ka thënë se përcaktimi i prioriteteve duhet të …

Më shumë...

KDI kërkon zgjedhjen e presidentit para 4 tetorit, paralajmëron paqartësi kushtetuese

Instituti Demokratik i Kosovës u ka bërë thirrje partive parlamentare që të intensifikojnë përpjekjet për zgjedhjen dhe betimin e presidentit të ri para datës 4 tetor, duke ngritur shqetësime për paqartësinë kushtetuese që mund të krijohet nëse ushtrimi i detyrës së presidentit vazhdon përtej afatit gjashtëmujor. Në një konferencë për …

Më shumë...

Katër figura të LPK-së kundërshtojnë versionin e Speciales për përplasjen Thaçi-Allaqi

Behajdin Myrteza Allaqi (7.4.1963 – 11.6.1998)

Katër figura të lidhura me Lëvizjen Popullore të Kosovës, Ramadan Avdiu, Fatmir Brajshori, Bexhet Kelmendi dhe Ali Ahmeti, kanë kundërshtuar publikisht një pjesë të versionit të paraqitur në aktgjykimin e Dhomave të Specializuara lidhur me raportet mes Hashim Thaçit dhe Behajdin Allaqit. Në aktgjykimin e 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, …

Më shumë...

AP për protestën në Prishtinë: Mijëra qytetarë kundër aktgjykimeve të Hagës

Mijëra qytetarë u mblodhën të enjten në Prishtinë në protestën më të madhe deri tani kundër aktgjykimeve të Dhomave të Specializuara ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, raporton Associated Press. Sipas AP-së, protestuesit mbushën sheshet qendrore të kryeqytetit me flamuj shqiptarë, simbole të UÇK-së dhe pankarta me mesazhin “Jo në emrin tim”, …

Më shumë...

Daut Haradinaj kritikon organizimin e protestës dhe kërkon mobilizim më 6 tetor

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas protestës së djeshme në Prishtinë, duke e cilësuar atë si masive, por ka kritikuar organizatorët për, siç tha, mungesë të qartësisë në adresimet e tyre. Haradinaj ka thënë se, me përfundimin e mandatit të Kuvendit pas katër ditësh, kërkesat ndaj deputetëve është …

Më shumë...

Rrustem Mustafa: Kauza shqiptare nuk u krijua nga fuqitë e huaja

Mustafa: Prioritetet kryesore rendi, ligji, normalizimi i vendit, të lidhemi fort me interesat shtetërore

Rrustem Mustafa vlerëson se kauza shqiptare ka ekzistuar si realitet historik dhe politik, ndërsa mbështetja ndërkombëtare nuk e ka krijuar atë. Duke iu referuar ndryshimit nga realpolitika drejt parimit të vetëvendosjes së popujve, Mustafa thotë se shqiptarët nisën të fitojnë të drejta që më herët u ishin mohuar. Ai përmend …

Më shumë...

PDK-ja lëshon mbledhjen, kërkon urgjencë për Specialen

Deputetët e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Fadil Demaku, e kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, duke kundërshtuar vazhdimin e punës me agjendë rutinore. Musliu ka argumentuar se vazhdimi i punëve rutinore parlamentare, në një kohë kur në opinionin publik po rritet kërkesa për veprim institucional lidhur me Ligjin …

Më shumë...

Wesley Clark kritikon ashpër vendimin e Hagës: “Thaçi është viktimë, kjo është gabim”

Wesley Clark: Fitorja në Kosovë mposhti gjenocidin, e detyruan Millosheviçin të dorëzohet dhe t’i largojë trupat nga aty

Ish-komandanti suprem i NATO-s për Evropën, gjenerali amerikan në pension Wesley Clark, ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë me vendimin ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar veçanërisht të padrejtë trajtimin e ish-presidentit Hashim Thaçi. Në një intervistë për Klan News, Clark tha se …

Më shumë...

Vesli Clark: Millosheviçi ishte përgjegjës për spastrimin etnik

Gjenerali Wesley Clark, përfaqësues i Kompanisë “Envidity”: Po presim Qeverinë e Kosovës të na lejojë investimet

Duke folur për luftën e vitit 1999, Clark e vendosi përgjegjësinë kryesore për përshkallëzimin e konfliktit te regjimi i Slobodan Millosheviçit. Ai tha se gjatë kontakteve me Millosheviçin kishte kërkuar tërheqjen e forcave nga Kosova, ndërsa e akuzoi ish-presidentin serb se kishte ndjekur politika të spastrimit etnik ndaj shqiptarëve. Clark …

Më shumë...

“Ndërhyrja e NATO-s nuk kishte lidhje me skandalin Clinton”

Gjenerali amerikan në pension Wesley Clark hodhi poshtë si “qesharake” pretendimin se ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë ishte përdorur për të larguar vëmendjen nga skandali politik që lidhej me presidentin amerikan Bill Clinton. Sipas tij, vendimi për ndërhyrje ishte i lidhur me zhvillimet në Kosovë dhe me përvojën e …

Më shumë...

Ramush Haradinaj pas protestës në Prishtinë: “Vendimit të Hagës po i përgjigjemi me JO NË EMRIN TIM”

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se qytetarët po vazhdojnë të dalin në sheshe për të kërkuar drejtësi, …

Më shumë...