Rrustem Mustafa vlerëson se kauza shqiptare ka ekzistuar si realitet historik dhe politik, ndërsa mbështetja ndërkombëtare nuk e ka krijuar atë. Duke iu referuar ndryshimit nga realpolitika drejt parimit të vetëvendosjes së popujve, Mustafa thotë se shqiptarët nisën të fitojnë të drejta që më herët u ishin mohuar. Ai përmend edhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila vlerësoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me normat ndërkombëtare juridike. Sipas Mustafës, aneksimi i Kosovës nga Serbia dhe Jugosllavia ishte imponuar me forcë, ndërsa mohimi i së drejtës për vetëvendosje nxiti zhvillimin e lëvizjes shqiptare për çlirim. Ai thotë se kjo lëvizje ishte rezultat i një vetëdijesimi të gjatë kombëtar, nga kryengritja e Shaban Polluzhës deri te lufta e UÇK-së. Pjesa është shkëputur nga libri “Në Evropë apo në Europë” i Rrustem Mustafës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
