Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas protestës së djeshme në Prishtinë, duke e cilësuar atë si masive, por ka kritikuar organizatorët për, siç tha, mungesë të qartësisë në adresimet e tyre. Haradinaj ka thënë se, me përfundimin e mandatit të Kuvendit pas katër ditësh, kërkesat ndaj deputetëve është dashur të bëhen më të drejtpërdrejta. Ai ka deklaruar se tashmë dihet se kush kundërshton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe ka kërkuar që kjo të thuhet publikisht. Në fund, Haradinaj ka bërë thirrje për mobilizim më 6 tetor, duke thënë se qytetarët duhet të jenë në shesh me një kërkesë të qartë drejtuar përfaqësuesve të tyre në Kuvend.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
