Mijëra qytetarë u mblodhën të enjten në Prishtinë në protestën më të madhe deri tani kundër aktgjykimeve të Dhomave të Specializuara ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, raporton Associated Press. Sipas AP-së, protestuesit mbushën sheshet qendrore të kryeqytetit me flamuj shqiptarë, simbole të UÇK-së dhe pankarta me mesazhin “Jo në emrin tim”, duke kundërshtuar dënimet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Protesta u zhvillua pas aktgjykimeve të shpallura në Hagë, me të cilat katër ish-drejtuesit e UÇK-së u dënuan me 13 deri në 25 vjet burgim për krime lufte. AP thekson se një pjesë e protestuesve i konsiderojnë vendimet të padrejta dhe shprehin shqetësimin se ato mund të ndikojnë në mënyrën se si trajtohet historikisht lufta e Kosovës. Në protestë pati edhe kritika ndaj Bashkimit Evropian për mbështetjen e Dhomave të Specializuara, ndërsa protestuesit vazhduan të kërkojnë që institucionet e Kosovës të ndërmarrin veprime lidhur me aktgjykimet. Sipas AP-së, protesta e 1 tetorit përfaqëson tubimin më të madh të zhvilluar deri tani në Kosovë pas shpalljes së aktgjykimeve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
