Filloi zbatimi i premtimit për sigurimin shëndetësor të fëmijëve në çerdhe

Ka filluar zbatimi i premtimit të Kryetarit të Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi për sigurimin shëndetësor të fëmijëve që marrin edukimin në çerdhet e Komunës së Rahovecit.

Rreth 400 fëmijë do të kenë të garantuar policën e sigurimit shëndetësor, një masë konkrete që ofron më shumë siguri për fëmijët dhe qetësi më të madhe për prindërit, duke u krijuar familjeve mundësi shtesë për përfitimin e shërbimeve mjekësore në rast nevoje.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës, së bashku me drejtorin e DKA-së, z. Muhamet Morina, dhe drejtoreshën e çerdhes „Tulipanët“, znj. Brikena Osa, inauguroi edhe renovimin e plotë të çerdhes „Tulipanët“ në Rahovec.

Investimet në çerdhe dhe në krijimin e kushteve më të mira për fëmijët do të vazhdojnë, me qëllim që hapësirat ku ata rriten dhe edukohen të jenë më të sigurta, më funksionale dhe më bashkëkohore.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e parë urgjente e Kuvendit të Komunës së Malishevës

U mbajt mbledhja e parë urgjente e Kuvendit të Komunës së Malishevës me të vetmen …