Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruae se nuk është arritur ndonjë marrëveshje gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti. Ai ka deklaruar më tutje se për partinë që ai udhëheq është shumë i rëndësishëm procedimi i plotësim-ndryshimit të ligjit për Dhomat e Specializuara të Hagës. “Për Partinë Demokratike të Kosovë, ju e dini që është nevojë, është domosdoshmëri aprovimi i ligjit dhe pastaj ne jemi të hapur të diskutojmë për presidentin, me qëllim që vendit me i dhënë president” ka deklaryar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
