Lajmet

Çlirim Haziri paralajmëron protesta të përditshme: “Asnjë vonesë nuk e pranojmë, votojeni ligjin”

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka kërkuar votimin pa vonesë të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke paralajmëruar vazhdimin e protestave deri në përmbushjen e kësaj kërkese. Pas aksionit të zhvilluar para Qeverisë së Kosovës, Haziri ka bërë thirrje që …

Më shumë...

Ardian Gjini në protestën për ish-krerët e UÇK-së: “Nuk kemi bërë mjaftueshëm për ta treguar të vërtetën tonë”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka kërkuar një angazhim më të madh për prezantimin e historisë dhe qëndrimeve të Kosovës pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Duke folur në protestën e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, Gjini tha se Kosova duhet ta …

Më shumë...

Behxhet Pacolli pas protestës në Prishtinë: Koha kërkon më shumë se fjalë, kërkon punë dhe vepra

Behxhet Pacolli

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Prishtinë në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Përmes një postimi, Pacolli ka përshëndetur qytetarët që morën pjesë në protestë, duke vlerësuar, sipas tij, solidaritetin dhe përkushtimin e treguar në …

Më shumë...

Berisha pas largimit të PDK-së nga Komisioni për AKI: “Ngërçi zgjidhet vetëm me komunikim”

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bekë Berisha, ka thënë se puna e komisionit do të vazhdojë pavarësisht largimit të deputetëve të PDK-së, të cilët kërkuan procedimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Berisha bëri të ditur se mbledhja kishte kuorum, ndërsa theksoi …

Më shumë...

Burim Ramadani: Aleanca nuk negocion, gjashtë pikat janë të qarta – tash po diskutohet vetëm “fotografia”

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se AAK-ja nuk është pjesë e negociatave për çështjet institucionale, duke përsëritur se gjashtë pikat e propozuara nga kjo parti janë të qarta dhe nuk janë objekt i ndonjë procesi të ri negociues. Pas mbledhjes së Komisionit për Çështje …

Më shumë...

Të rinjtë protestojnë në aeroport në pritje të Ursula von der Leyen

Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në shenjë proteste, në kohën kur në Kosovë pritet të arrijë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Protestuesit janë mbledhur në hapësirat e aeroportit, ndërsa vizita e von der Leyen në Kosovë është pjesë e turit …

Më shumë...

Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në Hagë, gjykatësi vlerëson se mbeten rreziqet për pengim të drejtësisë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur vazhdimin e paraburgimit të ish-presidentit Hashim Thaçi në rastin që lidhet me pretendimet për tentim-pengim të drejtësisë. Vendimi është marrë më 30 shtator 2026, gjatë rishikimit periodik të masës së paraburgimit. Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes ka vlerësuar se …

Më shumë...

Dardan Krasniqi kritikon Kurtin për qasjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Dardan Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke folur për situatën politike dhe atmosferën rreth çështjes së ish-krerëve të UÇK-së, Krasniqi tha se nuk pret që Kurti të ndryshojë qëndrimin e tij ndaj tyre. “Unë nuk pres që një …

Më shumë...

Enver Hoxhaj braktis Komisionin për Arsim: PDK kushtëzon punën e Kuvendit me ndryshimin e Ligjit për Specialen

Enver Hoxhaj:

Kryetari i Komisionit për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, ka lëshuar mbledhjen e këtij komisioni, në shenjë të qëndrimit të Grupit Parlamentar të PDK-së për të mos marrë pjesë në punën e komisioneve parlamentare derisa Qeveria të procedojë në Kuvend propozimin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Para …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Liria dhe shteti i Kosovës janë trashëgimia e UÇK-së

Ish-komandanti i UÇK-së dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se liria dhe shteti i Kosovës përbëjnë rezultatet kryesore të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Limaj tha se kjo trashëgimi, sipas tij, ka karakter të përhershëm dhe do të ketë rëndësi edhe për brezat e ardhshëm. “Produkti i …

Më shumë...

Endrit Thaçi i drejtohet babait nga protestat: “Kosova të don, ti e din”

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke ndarë një fotografi nga protestat e zhvilluara në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Krahas pamjes, ai i ka përcjellë një mesazh babait të tij, i cili ndodhet në paraburgim në …

Më shumë...

Hysni Gucati: Tenda para Qeverisë nëse nuk ndryshohet Ligji për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave ndaj institucioneve të Kosovës nëse Qeveria nuk ndërmerr hapa për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Gucati ka bërë të ditur se kryesia e OVL-UÇK-së, së bashku me Këshillin dhe dy shoqatat e tjera të dala nga lufta, do …

Më shumë...

Ismail Tasholli: Marshi për ish-krerët e UÇK-së është thirrje për gjithë qytetarët, përfshirë liderët politikë

Ismail Tasholli: Çlirimtarë nuk jeni vet, pas jush qëndron një popull i tërë që do Drejtësi

Përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, ka bërë të ditura detajet për marshin e 1 tetorit në Prishtinë, duke theksuar se pjesëmarrja nuk është e kufizuar në parti apo organizata të caktuara, por u drejtohet të gjithë qytetarëve. Tasholli tha se ftesa u është bërë edhe liderëve të …

Më shumë...

Sylë Ukshini: Partitë duhet të bëjnë kompromise, Kosova përballet me sfidë të madhe

Sylë Ukshini

Ish-ambasadori Sylë Ukshini ka deklaruar se Kosova ndodhet përballë një situate të vështirë politike dhe se partitë duhet të lënë mënjanë interesat e tyre për të arritur një zgjidhje në të mirë të vendit. Ukshini tha se aktualisht nuk vërehet gatishmëri për një marrëveshje ndërmjet subjekteve politike, ndërsa situatën e …

Më shumë...

Fadil Demaku: Kurti nuk po tregon gatishmëri për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Fadil H. Demaku ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se nuk sheh gatishmëri konkrete të Qeverisë për të ndërmarrë hapa në këtë drejtim. Demaku tha se deklarimet për mundësinë e veprimit ndaj ligjit i sheh më …

Më shumë...

Ambasadorët francez dhe austriak shmangin komentet për aktgjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, ambasadorët e Francës dhe Austrisë në Kosovë kanë zgjedhur të mos komentojnë publikisht vendimin. Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ndërkaq, kishte deklaruar se dënimet lidhen me “krime individuale”, deklaratë që shkaktoi reagime nga përfaqësues të …

Më shumë...