Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj braktis Komisionin për Arsim: PDK kushtëzon punën e Kuvendit me ndryshimin e Ligjit për Specialen

Kryetari i Komisionit për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, ka lëshuar mbledhjen e këtij komisioni, në shenjë të qëndrimit të Grupit Parlamentar të PDK-së për të mos marrë pjesë në punën e komisioneve parlamentare derisa Qeveria të procedojë në Kuvend propozimin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Para largimit, Hoxhaj u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike që të angazhohen për amendamentimin e ligjit që rregullon veprimtarinë e Gjykatës Speciale, duke sqaruar se nuk do të marrë pjesë në diskutimet për fushëveprimin e Komisionit për Arsim. Pas largimit të tij, drejtimin e mbledhjes e mori nënkryetarja Arjeta Fejza. Ajo vlerësoi se rrethanat aktuale politike dhe institucionale nuk janë normale për funksionimin e plotë të komisionit, duke shprehur shpresën që institucionet të konsolidohen sa më shpejt dhe puna parlamentare të vijojë pa pengesa. Megjithatë, largimi i Hoxhajt nuk e ndërpreu mbledhjen. Anëtarët e pranishëm votuan unanimisht për konstituimin e Komisionit për Arsim dhe Shkencë dhe përcaktimin e fushëveprimtarisë së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Robert English: Dyshoj që ardhja e Listës Studentore në pushtet në Serbi do ta ndërrojë qasjen e Serbisë ndaj Kosovës

Duke komentuar zhvillimet e kohës së fundit në Serbi, profesori asociuar i Politikës së Jashtme …