Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të produktit “Mish i bluar gjedhi” të kompanisë AJH FOODS SH.P.K. në Novobërdë. Ky vendim është marrë pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e ADN-së së pulës në këtë produkt. Sipas njoftimit të AUV-së, produkti në etiketë ishte deklaruar se përmbante vetëm mish gjedhi dhe yndyrë, ndërsa analizat laboratorike të realizuara në laboratorin ALIMENTI-OMNILAB në Bullgari kanë evidentuar edhe ADN të pulës. Agjencia ka bërë të ditur se kjo gjetje ngre dyshime serioze për përdorimin e përbërësve me origjinë nga pula, të cilët nuk janë deklaruar në etiketën e produktit. “Prania e ADN-së së pulës në një produkt të tregtuar si ‘Mish i bluar gjedhi’ ngre dyshime serioze për përdorimin e përbërësve me origjinë nga pula, të padeklaruar në produkt”- thuhet në njoftimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
