Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka njoftuar se është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin të Irlandës. Ai e ka shënuar Kosovën me fusnotë dhe ka oftruar sqarime për këtë veprim. “Të gjitha referimet ndaj Kosovës, qoftë territorit, institucioneve apo popullsisë së saj, në këtë tekst duhet të kuptohen në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe pa paragjykuar statusin e Kosovës.” Përmes një njoftimi në platformën X më 12 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset ka thënë se Këshilli i Evropës e mbështet rrugën evropiane të Kosovës përmes standardeve ligjore, ekspertizës dhe pranisë në terren.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
