Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti në takim përfaqësuesit e organizatës Handicap Students of Kosova

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim përfaqësuesit e organizatës Handicap Students of Kosova. Gjatë takimit u bisedua për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, qasjen në arsim dhe shërbime publike, mundësitë e punësimit dhe pengesat me të cilat përballen në jetën e përditshme. Në takim u diskutua gjithashtu për rolin e Kuvendit në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit dhe nevojën për bashkëpunim më të ngushtë me organizatat që përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuara. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka vlerësuar se barazia në të drejta duhet të ndihet edhe në mundësitë që secili ka për të studiuar, për të punuar dhe për të marrë pjesë në jetën publike.

Kontrolloni gjithashtu

Punëtorët eKEK-ut protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës, për të kërkuar heqjen e kësaj kompanie nga ligji për pagat

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka paralajmëruar protesta

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka paralajmëruar organizimin e një …