Gjatë vizitës në Irlandë, kryeministri, Albin Kurti është pritur nga përfaqësues të Komitetit për Çështje të Bashkimit Evropian në Parlamentin e Republikës së Irlandës. Përmes një postimi, ai ka shkruar për rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës, duke kërkuar që Këshilli i Bashkimit Evropian të kërkojë mendim nga Komisioni Evropian për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022. “Për ne procesi nuk është më pak i rëndësishëm se arritja në cak, sepse me përmbushjen e reformave përveçqë lëvizim përpara në rrugën evropiane, përfitojnë qytetarët dhe forcohemi si shtet”, ka shkruar kryeministri, Alib Kurti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
