Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Sulaymaniyah në Rajonin e Kurdistanit

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Sulaymaniyah në Rajonin e Kurdistanit. Ai po merr pjesë në Slemani Strategic Forum me ftesë të zëvendëskryeministrit të Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, Qubad Talabani. Në një postim në Facebook, ish-kryediplomati, Enver Hoxhaj bëri të ditur se e kishte falënderuar guvernatorin Abubaker për mikpritjen në Rajonin e Kurdistanit dhe për mundësinë që forumi i dha Kosovës për të ndarë përvojën e saj me bashkëbisedues nga rajone të ndryshme. “Është e nevojshme ta rikthejmë diplomacinë e Kosovës në qendër të veprimit tonë, me më shumë prani atje ku zhvillohen debatet ndërkombëtare dhe me angazhim të vazhdueshëm me partnerët tanë” ka shkruar ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Rozeta Hajdari: Kemi kërkuar që Kosova të mos përfaqësohet me UNMIK, por askush nuk na ka mbështetur

Vazhdon gjyqi ndaj Rozeta Hajdarit dhe të tjerëve

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesat e mbrojtësve të të pandehurve në rastin …