Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka tërhequr vërejtjen se vendi ynë përballet me tri nivele të kërcënimeve hibride ndërsa nga mangësitë kryesore në përballjen me to mbetet mungesa e kapaciteteve të mjaftueshme institucionale për luftimin e dezinformimit dhe manipulimit të informacionit. Udhëheqësi i Hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, Ramadan Ilazi, ka thënë për Ekonomia Online se kërcënimet vijnë nga aktorë të jashtëm, nga shtetet e rajonit, por edhe nga brenda vendit. “Ka tri nivele konsideroj të kërcënimeve hibride me të cilat ballafaqohet Kosova, edhe është e cënueshme ndaj tyre. Niveli i parë është kërcënimet e përgjithshme, që Kosova u nënshtrohet, e të cilat e targetojnë e sulmojnë Evropën. Akter të huaj keqdashës ose me agjendë malinje, sulmet që i bëjnë kundër Evropës nuk e dallojnë zakonisht shumë as shtetet, edhe aty është niveli i parë ndaj të cilave ekspozohet Kosova” ka thënë mes tjerash, udhëheqësi i Hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, Ramadan Ilazi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
