Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se numri i mjekëve të kthyer në Kosovë gjatë viteve 2018 – 2026 është rreth 40 ndërsa numri i mjekëve dhe infermierëve që janë larguar është mbi dy mijë. Në njoftim bëhet e ditur këta 40 mjekë, më parë kishin deklaruar se ushtronin veprimtarinë profesionale jashtë vendit, janë kthyer në Kosovë dhe janë ri-anëtarësuar e ri-licencuar në Odë. Pretendimi i kryeministrit Albin Kurti për kthimin e 171 mjekëve në Kosovë, është kritikuar nga deputetë të partive opozitare. Duke ju referuar të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka theksuar se sipas statistikave që posedon Oda e Mjekëve, nga viti 202, nga Kosova janë larguar 757 mjek dhe më shumë se 1 mijë e 290 infermier ndërsa numri i atyre që janë kthyer është minimal, sa gishtat e dorës. Edhe anëtarja e Komisionit për Shëndetësi, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka kritikuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurtit. Ajo ka theksuar se gjendja në sektorin e shëndetësisë nuk i jep kryeministrit arsye për t’u krenuar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
