Deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi. Për këtë kërkesë ka njoftuar kryetari i Komisionit për Ekonomi, deputeti i PDK-së Arben Mustafa. “Shkeljet e dyshuara ligjore, moszbatimi i vendimeve të institucioneve administrative dhe gjyqësore, përfshirja në aktivitete politike të ndaluara me ligj dhe mungesa e llogaridhënies para Komisionit parlamentar kërkojnë përgjegjësi institucional. Përgjegjësia për funksionimin e ligjshëm të këtij institucioni është edhe përgjegjësi e Kuvendit dhe e të gjithë deputetëve që kanë për detyrë ta mbikëqyrin atë” ka thënë për Ekonomia Online, Arben Mustafa.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
