Ardian Gjini në protestën për ish-krerët e UÇK-së: “Nuk kemi bërë mjaftueshëm për ta treguar të vërtetën tonë”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka kërkuar një angazhim më të madh për prezantimin e historisë dhe qëndrimeve të Kosovës pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Duke folur në protestën e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, Gjini tha se Kosova duhet ta përcjellë më fuqishëm atë që ai e cilësoi si “sedimentin e popullit të Kosovës”. Sipas tij, institucionet dhe shoqëria kosovare nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta paraqitur në mënyrë të qartë narrativën dhe të vërtetën që lidhet me luftën e Kosovës. “Ne duhet me tregu sedimentin e popullit të Kosovës. Nuk kemi bërë mjaftueshëm për me tregu të vërtetën tonë, sa më fuqishëm që të jetë e mundur”, deklaroi Gjini. Ai theksoi se përballë zhvillimeve në Hagë nevojitet një qasje më aktive në dokumentimin dhe prezantimin e historisë së Kosovës, duke argumentuar se qëndrimet e popullit të Kosovës duhet të artikulohen më qartë në arenën ndërkombëtare. Gjini i bëri këto deklarata në protestën e mbajtur në Prishtinë, ku qytetarë dhe përfaqësues të organizatës “Liria ka Emër” kundërshtuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Berisha pas largimit të PDK-së nga Komisioni për AKI: “Ngërçi zgjidhet vetëm me komunikim”

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bekë Berisha, ka thënë …