Behxhet Pacolli

Behxhet Pacolli pas protestës në Prishtinë: Koha kërkon më shumë se fjalë, kërkon punë dhe vepra

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas protestës së mbajtur sot në Prishtinë në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Përmes një postimi, Pacolli ka përshëndetur qytetarët që morën pjesë në protestë, duke vlerësuar, sipas tij, solidaritetin dhe përkushtimin e treguar në kërkim të drejtësisë. Ai ka theksuar se pas protestës nevojitet angazhim konkret, duke përmendur veprimet institucionale, juridike dhe qytetare si mënyra për të vazhduar përballjen me zhvillimet në Hagë. “Koha kërkon më shumë se fjalë, kërkon punë dhe vepra”, është shprehur Pacolli, duke nënvizuar nevojën që reagimet publike të shoqërohen me hapa konkretë. Protesta e së enjtes në Prishtinë u organizua nga platforma “Liria ka Emër”, pas aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Berisha pas largimit të PDK-së nga Komisioni për AKI: “Ngërçi zgjidhet vetëm me komunikim”

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bekë Berisha, ka thënë …