Pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, ambasadorët e Francës dhe Austrisë në Kosovë kanë zgjedhur të mos komentojnë publikisht vendimin. Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ndërkaq, kishte deklaruar se dënimet lidhen me “krime individuale”, deklaratë që shkaktoi reagime nga përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës. Të mërkurën, ambasadori francez Jean-François Huchet nuk pranoi të japë qëndrimin e tij për aktgjykimin, duke thënë se ishte duke hyrë në një konferencë, ndërsa të njëjtën qasje pati edhe ambasadori austriak Georg Schnetzer, i cili deklaroi se kjo çështje “nuk është temë e kësaj konference”. Deklaratat e tyre u dhanë gjatë hyrjes në një aktivitet të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
