Besnik Tahiri

Besnik Tahiri kritikon vonesat për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar vonesat në përcaktimin e procedurave për amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se mungesa e veprimeve konkrete nuk i shërben interesit shtetëror. Ai ka bërë të ditur se Aleanca i ka kërkuar Komisionit për Legjislacion dhe Zyrës Ligjore të përcaktojnë procedurën për ndryshimin e ligjit, por deri më tani nuk ka pasur përparim. Tahiri ka theksuar se as Komisioni Shtetëror nuk është mbledhur ende, ndërsa ka ritheksuar se Aleanca e mbështet amendamentimin e ligjit pa kushte dhe kërkesa shtesë, me synimin për t’i mbështetur katër ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria shqyrton ankesën e Arlindës, tri ditë para se ajo të vritej

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se më 22 tetor kishte pranuar një parashtresë nga …