Justina Shiroka Pula kërkon hetim urgjent për vrasjen në Pejë, të verifikohet edhe reagimi i institucioneve

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka kërkuar hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm për vrasjen e gruas në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar që përgjegjësia të shtrihet edhe te trajtimi institucional i rastit. Ajo u ka bërë thirrje organeve kompetente që të shqyrtojnë nëse kërkesat e viktimës janë trajtuar me seriozitet dhe nëse institucionet përgjegjëse kanë ndërmarrë të gjitha masat për vlerësimin e rrezikut dhe mbrojtjen e saj. Sipas presidentes, çdo kërkesë për ndihmë, paralajmërim për rrezik apo ankesë për mosveprim institucional duhet të trajtohet me seriozitet maksimal. “Asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur pasi kërkon ndihmë nga institucionet e shtetit”, ka theksuar Pula. Ajo ka kërkuar që hetimet të zhvillohen me profesionalizëm dhe paanshmëri, në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat dhe të përcaktohen përgjegjësitë eventuale. Presidentja u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës, duke ritheksuar se mbrojtja e jetës së grave është detyrim themelor i institucioneve shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria shqyrton ankesën e Arlindës, tri ditë para se ajo të vritej

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se më 22 tetor kishte pranuar një parashtresë nga …