Dardan Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke folur për situatën politike dhe atmosferën rreth çështjes së ish-krerëve të UÇK-së, Krasniqi tha se nuk pret që Kurti të ndryshojë qëndrimin e tij ndaj tyre. “Unë nuk pres që një personalitet politik që i ka thënë ‘shko Hashim’, t’i thotë ‘eja Hashim’”, deklaroi Krasniqi. Ai shtoi se terreni politik dhe shoqëror është “shumë i helmuar dhe i kontaminuar”, ndaj, sipas tij, nuk dëshiron që çështja të rikthehet në debate të tjera politike. Krasniqi pati kritika edhe për qeverisjen e Kurtit, duke pretenduar se kryeministri ka braktisur qytetarët, veçanërisht të varfrit, të rinjtë dhe të sëmurët, si dhe institucionet e vendit.
Screenshot
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
