Hysni Gucati: Tenda para Qeverisë nëse nuk ndryshohet Ligji për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave ndaj institucioneve të Kosovës nëse Qeveria nuk ndërmerr hapa për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Gucati ka bërë të ditur se kryesia e OVL-UÇK-së, së bashku me Këshillin dhe dy shoqatat e tjera të dala nga lufta, do të diskutojnë gjatë fundjavës për veprimet e ardhshme. Ai ka paralajmëruar se një prej skenarëve që po shqyrtohet është vendosja e tendave para ndërtesës së Qeverisë, duke theksuar se organizatorët synojnë t’ia vështirësojnë punën ekzekutivit nëse nuk ka reflektim institucional. Gucati ka deklaruar gjithashtu se protesta e paralajmëruar për 1 tetor në Prishtinë synon pjesëmarrje të gjerë qytetare, me ftesë të veçantë për veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës. Sipas tij, mobilizimi për protestën është zhvilluar gjatë dy javëve të fundit, ndërsa hapi i radhës do të varet nga qëndrimi i institucioneve ndaj kërkesave të organizatorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, Prokuroria Speciale e Nishit ka propozuar që t’i ngrihet aktakuzë

Tetë parti shqiptare garojnë bashkë për më shumë deputetë në Kuvendin e Serbisë

Tetë parti politike shqiptare nga jugu i Serbisë kanë krijuar listën e përbashkët zgjedhore “Koalicioni …