Lajmet

Tetë parti shqiptare garojnë bashkë për më shumë deputetë në Kuvendin e Serbisë

Deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, Prokuroria Speciale e Nishit ka propozuar që t’i ngrihet aktakuzë

Tetë parti politike shqiptare nga jugu i Serbisë kanë krijuar listën e përbashkët zgjedhore “Koalicioni Shqiptar”, përmes së cilës synojnë të rrisin numrin e përfaqësuesve shqiptarë në Kuvendin e Serbisë dhe të shtyjnë përpara çështjet e komunitetit në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Listën do ta udhëheqë Shaip Kamberi, kryetar i …

Më shumë...

Michele Picard kryeson Panelin e Apelit në rastin ndaj Thaçit dhe bashkëluftëtarëve

Gjyqtarja franceze Michele Picard do të kryesojë Panelin e Gjykatës së Apelit në procedurën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Kjo përcaktohet në vendimin e publikuar më 29 shtator 2026, që lidhet me modalitetet e pjesëmarrjes së viktimave …

Më shumë...

Salih Mustafa u dërgon mesazh protestuesve: Ju jeni luftëtarë të drejtësisë

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-eprorit të lartë të UÇK-së dhe FSK-së, Salih Mustafa

Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, ka lexuar sonte para protestuesve një mesazh të ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i cili është dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Para protestuesve, Haziri e ka prezantuar mesazhin duke thënë: “Një përshëndetje nga Cali jonë”, përpara se të …

Më shumë...

Artan Behrami: Pse Kurti nuk e ka të njëjtin zell për ta mbrojtur UÇK-në?

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për vonesat në procedimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Behrami tha se mendimi ligjor i Ministrisë së Drejtësisë nuk është obligues për deputetët dhe se, sipas tij, procedura mund të ishte …

Më shumë...

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë shpallur “Qytetarë Nderi” të Tiranës. Vendimi është marrë me propozim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe është miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i …

Më shumë...

Vlora Çitaku: Për ligjet e tjera procedura të përshpejtuara, për mbrojtjen e UÇK-së zvarritje

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën se si po trajtohen projektligjet në Kuvend, duke e veçuar në veçanti projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Çitaku tha se në komisionet parlamentare po përshpejtohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh, shumë prej tyre në …

Më shumë...

Ferizaj kundërshton aktgjykimin e Speciales, LDK-ja largohet para deklaratës së Kuvendit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka miratuar një deklaratë përmes së cilës ka shprehur mospajtimin me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të shpallur më 16 shtator 2026. Deklarata u lexua nga kryesuesi i Kuvendit …

Më shumë...

Edi Rama mirëpret ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar takimin e parë të mirëseardhjes me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt. Takimi është bërë i ditur nga vetë Rama përmes një publikimi në rrjetet sociale, ku ai ka ndarë edhe një fotografi nga pritja e diplomatit të ri të Shteteve të …

Më shumë...

Albin Kurti u bën thirrje partive për Presidentin: “Le të ulemi bashkë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga partitë politike që të ulen bashkë për të gjetur një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit të ri, në kohën kur sipas tij kanë mbetur edhe gjashtë ditë për të shmangur një skenar të ri zgjedhor. Duke folur në fillim të mbledhjes së …

Më shumë...

Ramush Haradinaj përkujton Dr. Shpëtim Robajn: 28 vjet nga rënia e mjekut që u qëndroi pranë luftëtarëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Dr. Shpëtim Robajn, në 28-vjetorin e rënies së tij. Haradinaj ka vlerësuar kontributin e Robajt gjatë ditëve më të vështira të luftës, duke theksuar se ai u qëndroi pranë luftëtarëve të lirisë dhe u shërbeu atyre duke trajtuar plagët e marra në luftë. …

Më shumë...

Apeli shtyn afatin për krerët e UÇK-së: Aktgjykimi 2,089 faqe ende nuk është përkthyer

Mbrojtja e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të ketë më shumë kohë për të dorëzuar njoftimin për apelim ndaj aktgjykimit të shkallës së parë. Paneli i Apelit, i caktuar më 22 shtator nga kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka vendosur që afati për paraqitjen e apelit …

Më shumë...

Jack Smith përmend Thaçin në Senatin amerikan, Schmitt e pyet për rolin e tij në Hagë

Jack Smith ka kërkuar ryshfet 100 milionë dollarë nga Hashim Thaçi, për t u liruar nga akuzat e Gjykatës Speciale, thotë Patrik Birne

Ish-këshilltari special i Departamentit amerikan të Drejtësisë, Jack Smith, e ka përmendur rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë dëshmisë së tij para Komitetit Gjyqësor të Senatit amerikan të martën.  Senatori republikan Eric Schmitt e ka pyetur Smithin për periudhën kur ai shërbeu në Dhomat e Specializuara në Hagë …

Më shumë...

Çlirim Haziri nga protesta i drejtohet Kurtit: “Projektligjin për Specialen e ke në tavolinë, sille në Kuvend – çfarë po pret?”

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që Qeveria ta procedojë në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në natën e 14-të të protestës, Haziri tha se deklarata e miratuar nga Kuvendi me 99 vota …

Më shumë...

Altin Krasniqi i përgjigjet ambasadorit britanik: “Verifikoni faktet, kjo nuk i bën nder as juve, as Britanisë”

Djali i ish-kryeparlamentarit dhe njërit prej krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqit, i ka reaguar ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, pas deklaratës së tij se udhëheqësit e UÇK-së janë dënuar për përgjegjësi individuale.  Me këtë rast Altin Krasniqi ka shkruar: I nderuar Ambasador, Do të vlerësohej shumë …

Më shumë...

Bedri Hamza: Deklaratat e ambasadorëve për verdiktin e Hagës janë ndërhyrje në drejtësi

Bedri Hamza, ka reaguar ndaj deklaratave të ambasadorëve të huaj në Kosovë lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai u ka bërë thirrje ambasadorëve të vendeve mike që të kontribuojnë në stabilitetin e situatës dhe të kenë kujdes në komentimin e procesit gjyqësor. …

Më shumë...

Ardian Gjini: Specialja të mos përzihet me politikën partiake, zgjedhja e Presidentit të mos zvarritet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se sot është mbajtur mbledhja e radhës e Kryesisë së partisë, e para pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe në prag të përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit. Gjini ka thënë se …

Më shumë...