Jack Smith ka kërkuar ryshfet 100 milionë dollarë nga Hashim Thaçi, për t u liruar nga akuzat e Gjykatës Speciale, thotë Patrik Birne

Jack Smith përmend Thaçin në Senatin amerikan, Schmitt e pyet për rolin e tij në Hagë

Ish-këshilltari special i Departamentit amerikan të Drejtësisë, Jack Smith, e ka përmendur rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë dëshmisë së tij para Komitetit Gjyqësor të Senatit amerikan të martën.  Senatori republikan Eric Schmitt e ka pyetur Smithin për periudhën kur ai shërbeu në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe për ndjekjen penale të Thaçit. Gjatë seancës, Schmitt e ka lidhur punën e Smithit në Hagë me hetimet federale ndaj presidentit amerikan Donald Trump. “Kur i humbët të gjitha çështjet [penale] në Amerikë, ju ikët në Hagë dhe ndoqët penalisht presidentin e Kosovës në vitin 2020?”, e ka pyetur Schmitt. “Po, dhe ai sapo u dënua për më shumë se 300 akte torture dhe 96 vrasje”, është përgjigjur Smith para ligjvënësve amerikanë. Më pas, Schmitt e ka pyetur Smithin për rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara dhe hetimet ndaj Trumpit gjatë administratës së presidentit Joe Biden. “Dhe pastaj patët mundësinë të ktheheshit për ta goditur Trumpin. A është kështu?”, ka pyetur senatori republikan, duke ngritur pretendimin se Smith mund ta ketë keqpërdorur mandatin e tij në interes të administratës së atëhershme. “Kjo nuk është aspak e vërtetë”, është përgjigjur Smith, duke mohuar se hetimet ndaj Trumpit kanë pasur motiv politik.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri kritikon institucionet: Ligji për Specialen mbetet në sirtar, shteti nuk qeveriset në minutën e fundit

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar institucionet e vendit për vonesat në procedimin e …