Michele Picard kryeson Panelin e Apelit në rastin ndaj Thaçit dhe bashkëluftëtarëve

Gjyqtarja franceze Michele Picard do të kryesojë Panelin e Gjykatës së Apelit në procedurën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Kjo përcaktohet në vendimin e publikuar më 29 shtator 2026, që lidhet me modalitetet e pjesëmarrjes së viktimave në procedurën e apelit. Sipas dokumentit zyrtar, Paneli përbëhet nga Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, ndërsa Picard në fund të vendimit përcaktohet shprehimisht si gjyqtare kryesuese e panelit. Përcaktimi i panelit vjen në fillim të fazës së apelit pas Aktgjykimit të shkallës së parë, të shpallur më 16 shtator 2026 ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ndërkohë, më 29 shtator Paneli i Apelit miratoi pjesërisht kërkesat për zgjatjen e afatit për dorëzimin e njoftimeve për apel, zgjatje që iu dha si ekipeve të Mbrojtjes, ashtu edhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Sipas vendimit, 27 nëntori 2026 është përcaktuar si afati për dorëzimin e njoftimeve për apel nga Mbrojtja dhe ZPS-ja. Dokumenti po ashtu konfirmon se më 22 shtator, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kishin paraqitur së bashku kërkesë për zgjatjen e afatit për njoftimin e apelimit të Aktgjykimit të shkallës së parë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti u bën thirrje partive për Presidentin: “Le të ulemi bashkë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga partitë politike që të ulen bashkë për …