Lajmet

Rrustem Mustafa propozon “Koalicionin e Madh për Kosovën” mes VV-së, PDK-së dhe partive të tjera

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka propozuar një marrëveshje të gjerë politike ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe partive të tjera, duke e cilësuar atë si një nevojë për unitet dhe drejtim të përbashkët shtetëror në një periudhë të rëndësishme për Kosovën. Përmes një postimi, Mustafa ka kërkuar …

Më shumë...

Altin Krasniqi: Deklarata është hap i mirë, por UÇK-ja mbrohet me veprime konkrete

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit dhe deputet i PDK-së, pas miratimit të Deklaratës në mbështetje të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, ka thënë se deklarata e votuar sot në Kuvend është një nismë e mirë, por se hapi konkret mbetet votimi i ligjit për Dhomat e Specializuara. “Deklarata e …

Më shumë...

Daut Haradinaj: Deklarata e Kuvendit merr kuptim vetëm nëse miratohet ligji për Specialen

Daut Haradinaj ka reaguar pas miratimit në Kuvend të deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë të vonuar. Haradinaj ka thënë se, 13 ditë pas vendimit, deklarata do të kishte kuptim vetëm nëse gjatë kësaj jave Kuvendi do të miratonte ligjin …

Më shumë...

Arian Tahiri kërkon nga Qeveria ta sjellë ligjin për Dhomat e Specializuara në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se në Kuvend ekziston vullnet politik për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe ka kërkuar nga Qeveria që ta procedojë atë në Kuvend. Pas miratimit të deklaratës politike, Tahiri tha se votimi i deputetëve dëshmon se ekziston mbështetja …

Më shumë...

Besnik Tahiri pas deklaratës së Kuvendit: Kosova ka nevojë për seriozitet

Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar miratimin e deklaratës politike në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë si një zotim shtetëror të përfaqësuesve të popullit. Pas përfundimit të seancës, Tahiri tha se kjo deklaratë është dashur të miratohej më herët, ndërsa shprehu shqetësim për, …

Më shumë...

Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare e Kuvendit me 95 vota

Vlora Çitaku është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ajo mori 95 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, duke u zgjedhur në këtë pozitë pas votimit në seancën e sotme plenare. Pas votimit për Çitakun, Kuvendi ka vazhduar punimet me pikat e …

Më shumë...

Bajram Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në fokus informacioni i klasifikuar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, përfshirë çështjen e informacionit të klasifikuar pas masës së sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së SHISH-it, Hyseni. Në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-ut, ndërsa diskutimet …

Më shumë...

James Pettifer: “Juristët do të kishin bërë karrierë të shkëlqyer në Jugosllavinë e Rankoviqit”

Akademiku britanik dhe profesori i Universitetit të Oxfordit, James Pettifer, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së funksionimit të proceseve gjyqësore në Hagë, duke përdorur një krahasim të drejtpërdrejtë me sistemet represive të së kaluarës. Në një postim në platformën “X”, Pettifer ka shkruar se është i sigurt që “juristët e …

Më shumë...

Kuvendi i Kosovës me deklaratë kundër aktgjykimit të Speciales: Mbështetje për çlirimtarët dhe strategji shtetërore për Hagën

Kuvendi i Kosovës ka miratuar deklaratën lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj katër liderëve të UÇK-së, të cilët në shkallën e parë janë dënuar me gjithsej 81 vjet burgim. Deklarata u miratua me 99 vota të deputetëve dhe shpreh qëndrimin e Kuvendit në mbështetje të çlirimtarëve, …

Më shumë...

Gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte vazhdon, mes tyre edhe ish-zyrtarë serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që të vazhdojë gjykimi në mungesë ndaj 21 personave të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile shqiptare gjatë luftës në Kosovë, pasi ka vlerësuar se janë ndërmarrë përpjekje të mjaftueshme ligjore për sigurimin e pranisë së tyre. Vendimi u mor pas propozimit të …

Më shumë...

Tiranë, propozim për “Qytetarë Nderi” për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Komisioni Artistik-Kulturor i Bashkisë së Tiranës ka miratuar unanimisht propozimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, që katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës. Propozimi, i shqyrtuar nga komisioni i titujve të kryesuar nga historiani …

Më shumë...

Apeli në Hagë hap debatin për fondet e mbrojtjes së katërshes së UÇK-së

Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe paralajmërimit të ankesave në Gjykatën e Apelit, në Kosovë është rihapur debati për mënyrën e financimit dhe mbështetjes së ekipeve mbrojtëse. Në këtë fazë kërkohet që fondet në dispozicion të mbrojtjes të rriten, por krahas aspektit …

Më shumë...

Kurti dhe Hamza përballë tri çështjeve të nxehta para seancës së Kuvendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në një moment të rëndësishëm politik, vetëm një ditë para seancës së radhës së Kuvendit. Në qendër të bisedimeve kanë qenë tri çështje që pritet të rikthehen në vëmendjen e deputetëve gjatë seancës së nesërme. Bëhet …

Më shumë...

Daut Haradinaj nga protesta: “Shpresoj që zëri i këtij populli nuk i ka penguar takimet e errëta”

Daut Haradinaj: Ku e gjeti Isa Mustafa ditën e protestave për ta vizituar Deçanin?

Në natën e 12-të të protestës në sheshin e Prishtinës, Daut Haradinaj nga Aleanca ka reaguar përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, duke iu referuar zhvillimeve politike të mbrëmjes. Haradinaj ka theksuar se qytetarët po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, …

Më shumë...

Ali Ahmeti nga protesta në Shkup: “Drejtësia duhet të mbështetet në të vërtetën dhe fakte”

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë protestuar sot në Shkup kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ali Ahmeti, një prej themeluesve të UÇK-së dhe kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka publikuar fotografi nga protesta, duke e cilësuar atë si …

Më shumë...

PDK kundërshton RTK-në: “Kërkojmë lirimin e plotë, jo uljen e dënimeve”

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj një raportimi të RTK-së në edicionin qendror të lajmeve, duke e cilësuar si të pavërtetë dhe fyes formulimin se PDK-ja kërkon “uljen e dënimeve për krerët e UÇK-së”. Në njoftimin për media, PDK-ja thotë se e ka kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë …

Më shumë...