Kuvendi i Kosovës me deklaratë kundër aktgjykimit të Speciales: Mbështetje për çlirimtarët dhe strategji shtetërore për Hagën

Kuvendi i Kosovës ka miratuar deklaratën lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj katër liderëve të UÇK-së, të cilët në shkallën e parë janë dënuar me gjithsej 81 vjet burgim. Deklarata u miratua me 99 vota të deputetëve dhe shpreh qëndrimin e Kuvendit në mbështetje të çlirimtarëve, ndërsa kërkon nga institucionet e Kosovës hartimin e një strategjie shtetërore për procesin gjyqësor në Hagë. Me këtë deklaratë, Kuvendi ka vendosur që çështja e proceseve në Hagë të trajtohet edhe në nivel institucional, në raport me zhvillimet e mëtejshme të procesit gjyqësor.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti i Portugalisë uron Justina Shiroka Pulën, shpreh gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Portugalisë, …