Besnik Tahiri

Besnik Tahiri pas deklaratës së Kuvendit: Kosova ka nevojë për seriozitet

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar miratimin e deklaratës politike në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë si një zotim shtetëror të përfaqësuesve të popullit. Pas përfundimit të seancës, Tahiri tha se kjo deklaratë është dashur të miratohej më herët, ndërsa shprehu shqetësim për, siç e përshkroi ai, mungesën e reflektimit ndaj situatës politike në vend. Sipas tij, Kosova ndodhet para një momenti të rëndësishëm, pasi kanë mbetur edhe tetë ditë deri te vendimi që do të përcaktojë nëse vendi do të shkojë në zgjedhje apo do të vazhdojë funksionimin institucional. Tahiri kritikoi edhe diskursin politik, duke thënë se debati është zhvendosur te akuzat për patriotizëm, spiunazh dhe ideologji, ndërsa problemet konkrete të vendit po mbeten në plan të dytë. “Sot Kosova ka nevojë për seriozitet”, deklaroi Tahiri, duke kërkuar që komunikimi politik të fokusohet në tejkalimin e situatës aktuale dhe në marrjen e vendimeve të përgjegjshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës me deklaratë kundër aktgjykimit të Speciales: Mbështetje për çlirimtarët dhe strategji shtetërore për Hagën

Kuvendi i Kosovës ka miratuar deklaratën lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës …