Apeli në Hagë hap debatin për fondet e mbrojtjes së katërshes së UÇK-së

Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe paralajmërimit të ankesave në Gjykatën e Apelit, në Kosovë është rihapur debati për mënyrën e financimit dhe mbështetjes së ekipeve mbrojtëse. Në këtë fazë kërkohet që fondet në dispozicion të mbrojtjes të rriten, por krahas aspektit financiar është ngritur edhe çështja e koordinimit institucional dhe transparencës në përdorimin e këtyre mjeteve. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Drejtësisë tregojnë se deri në shtator 2026 nga buxheti i Kosovës janë paguar 40 milionë e 611 mijë e 855 euro për mbrojtjen dhe obligimet e tjera që lidhen me mbështetjen e personave që përballen me procedura në Dhomat e Specializuara. Nga kjo shumë, rreth 39.8 milionë euro janë shpenzuar për mbrojtje juridike, ndërsa vetëm për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin janë paguar rreth 28.47 milionë euro gjatë viteve 2021–2026. Ndërkohë, lidhur me ndryshimet e mundshme ligjore që do të mundësonin rritjen e tarifave për ekipet mbrojtëse, Ministria e Drejtësisë nuk ka dhënë përgjigje. Debati tash pritet të zhvendoset në fazën e apelit, ku përveç strategjisë juridike të mbrojtjes, vëmendja do të jetë edhe te mënyra se si institucionet e Kosovës do ta mbështesin këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Masakra e Gollubovcit

28 civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe më 26 shtator 1998 në Gollubovc dhe Pllaqicë

Më 26 shtator 1998, në Komunën e Malishevës, forcat serbe vranë dhe ekzekutuan 28 civilë …