Kurti dhe Hamza përballë tri çështjeve të nxehta para seancës së Kuvendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në një moment të rëndësishëm politik, vetëm një ditë para seancës së radhës së Kuvendit. Në qendër të bisedimeve kanë qenë tri çështje që pritet të rikthehen në vëmendjen e deputetëve gjatë seancës së nesërme. Bëhet fjalë për deklaratën që Kuvendi pritet ta miratojë lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndryshimet e propozuara në Projektligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Takimi Kurti–Hamza zhvillohet në prag të seancës, ku këto tema pritet të marrin vëmendje të veçantë dhe të përcaktojnë pjesë të debatit parlamentar.

Kontrolloni gjithashtu

Masakra e Gollubovcit

28 civilë shqiptarë u vranë nga forcat serbe më 26 shtator 1998 në Gollubovc dhe Pllaqicë

Më 26 shtator 1998, në Komunën e Malishevës, forcat serbe vranë dhe ekzekutuan 28 civilë …