Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit dhe deputet i PDK-së, pas miratimit të Deklaratës në mbështetje të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, ka thënë se deklarata e votuar sot në Kuvend është një nismë e mirë, por se hapi konkret mbetet votimi i ligjit për Dhomat e Specializuara. “Deklarata e votuar sot në Kuvend është një nismë e mirë, por pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale, nuk është bërë asgjë konkrete. UÇK-ja mbrohet me veprime konkrete dhe me vendime që e mbrojnë luftën e saj të drejtë dhe vlerat e saj. Qytetarët e Kosovës e dinë dhe e kanë ditur gjithmonë se UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
