U shënua Dita Botërore e Turizmit, në kuadër të bashkëpunimit mes Komunës së Deçanit dhe Universitetit “Haxhi Zeka”.

Në Kompleksin Kulturor “Fetnete Ramosaj” u shënua sot Dita Botërore e Turizmit, në kuadër të bashkëpunimit mes Komunës së Deçanit dhe Universitetit “Haxhi Zeka”.

Kryetari Bashkim Ramosaj ka thënë se përmes prezantimeve dhe diskutimeve me studentë, institucione, biznese dhe prodhues vendorë, folëm për potencialet e Deçanit dhe mënyrat e reja për promovimin e tij si destinacion turistik.

Deçani ka një pasuri të jashtëzakonshme natyrore, kulturore e gastronomike. Bjeshkët e Nemuna, tradita, produktet vendore dhe mikpritja jonë janë pjesë e një oferte që meriton të promovohet edhe më tej. Kryetari Ramosaj ka falenderuar Universitetit “Haxhi Zeka”, studentët, bizneset dhe prodhuesit vendorë për bashkëpunimin dhe kontributin në promovimin e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Fitore e bukur për hendbollistët e Deçanit!

Fitore e bukur dhe e merituar për hendbollistët e Deçanit! 🔴⚫ Klubi i Hendbollit “Deçani” …