Të shumtë janë bijë e bijat e këtij kombi që janë rritur që nga fëmijëria të jenë në ballë të kauzave dhe preokupimeve të cilat e mundojnë atdheun. I tillë ishte vigani dhe burrë-trimi i rrallë që ka lindur mbi këtë tokë, dëshmori i kombit, Ferki Aliu nga Pantina e Vushtrrisë. Ai u lind më 3 maj të vitit 1970 në një familje të ndershme dhe atdhetare, gjatë shkollimit fillor ai shquhet si nxënës shembullorë në mësime por edhe në ide i vizionet që i shfaqte.
Si atdhedashës që ishte i lindur dhe i gatuar që nga fëmijëria zgjonte interesim për të gjitha lëndët mësimore sidomos gjuhën shqipe dhe historinë e kombit shqiptar. Ferkiu qysh në shkollën e mesme filloi të merrte pjesë dhe të organizonte protesta kundër pushuesit në Vushtrri dhe në vitin 1989 ai bashkë me shokët e tij organizuan protesta kundër helmimit të nxënësve në fshatin e tij të lindjes, në Pantinë dhe fshatrat në rrethin Akrashticë, Shtitaricë. Ferkiu që nga ajo kohë kur ishte nxënës në gjimnazin “Eqrem Qabej” në Vushtrri ai ra në syrin e policisë serbe për të bëmat e tij gjatë protestave ku shpesh herë edhe ishin përleshur fizikisht me ta.
Gjatë kohës sa ai ishte gjimnazist u burgos disa herë për përleshjen me policinë serbe, sepse ishin pikërisht vitet e turbullta, kur shpërthyen edhe protestat masive të minatorëve të Trepçës por edhe të revoltës së përgjithshme qytetare ndaj ashpërimit të masave ndaj shqiptarëve të Kosovës nga regjimi serb. Pasi kreu gjimnazin, Ferkiu regjistrohet në Fakultetin Fiologjik në Prishtinë, drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Kishte një etje të madhe për dituri dhe arsim, pasi edukimin, vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin kombëtar e konsideronte si një prej alternativave për të triumfuar mbi armikun dhe për t’i shkëputur prangat e robërisë shekullore. Edhe gjatë jetës studentore sypatremburi i Pantinës ishte në ballë të organizimit të disa protestave masive, në Prishtinë dhe bashkë më shokët e ilegales shpërndante parulla me moton “Kosova Republikë” për ta sensibilizuar rininë e Kosovës për kërkimin e shtet-bërjes së Kosovës dhe largimin e regjimit serbo-sllav me çdo kusht nga kjo tokë arbërore.
Gjatë kësaj kohe atij vjen edhe ftesa për ta kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në kuadër të armatës serbe. Por kjo ftesë nuk ishte e zakonshme, ata donin që ta vënin në dorë Ferkiun gjë që nuk ia arritën dot.
Ai nuk iu përgjigj ftesave të tilla, nuk donte të vishte uniformën e një pushteti që donte shtypjen e shqiptarëve. Madje për këtë mos bindje atij iu vështirësua udhëtimi për në studime sa që çdo ditë mjetet e transportit publik që gravitonin nga Mitrovica dhe Vushtrria drejt Prishtinës kontrolloheshin për çdo ditë nga policia serbe në kërkim të Ferkiut. Por edhe shtëpia e lagjja e tij është bastisur disa herë por asnjëherë ai nuk i ka ra në dorë armikut. Jo pse u frikësohej atyre por se kishte qëllime të tjera që më vonë i kulmoi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Kontaktet e para me njerëzit e ilegales patriotike Ferkiu i kishte me Mehë Ukën, Nait Hasanin, Raif Qelën e shumë të tjerë. Ndërsa më daljen e UÇK-së, në skenë, që prej ditëve të para ai ishte aktivizuar për krijimin e Zonës Operative të Shalës dhe këtë e kishe arritur pikërisht më 18 prill të vitit 1998 bashkë më bashkëluftëtarët e tij Gani Imeri, Avni Imeri, Nexhat Dedia, Emin Beka, Xhafer Bajrami me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm baza e parë e kësaj zone u vendos në fshatin Zabërrgj në Shalë së Mitrovicës. Më pas Ferkiu gradohet si ndihmës komandant për zbulim dhe kundërzbulim, ai luftoi kryesisht në Pantinë dhe fshatrat e tjera të Zonës Operative të Shalës dhe ishte pjesë në Brigadën 142.
Me datën 6 gusht të vitit 1998 gjatë luftimeve në fshatin Pantinë në lagjen e Shylemojve në një distancë 100 metra plagoset Ferki Aliu dhe bie në altarin e lirisë, Jeton Terrstena dëshmori i parë në Zonën Operative të Shalës. Bashkëluftëtarët me të ngushtë ishin vëllai i tij Ruzhdi Aliu, Rrahman Rama, Gani Imeri, Nexhat Dedia dhe Jakup Nura.
Komandant “Ferra” siç e thërrisnin bashkëluftëtarët gjatë betejave me armikun mori tri herë plagë lirie, po u mbijetoi atyre dhe arriti që të zbriste bashkë me trimat e tjerë luftëtarë nga malet dhe ta shijonte lirinë e shumë pritur të Kosovës, por këtë liri ai e përjetoi shumë pak ditë, ai befas e pa pritur shkon në amshim dhe u bashkohet shumë shokëve të idealit e të beretave që ishin përjetësuar gjatë luftës.
Komandant “Ferra” e humbi jetën në një aksident trafiku më 29 shtator të vitit 1999 në fshatin Kçiq të Mitrovicës. Trupi i këtij trimi pushon në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës. Ai ka qenë i martuar me Vjollca Izmakun dhe i ka lenë dy vajza Tringen dhe Furtunën e cila kishte lindur gjatë luftës. Ferkiu kishte tiparet me të mira që mund t’i kishte një djalosh i ri, ishte guximtar e trim i jashtëzakonshëm, i matur dhe i vendosur, shok i mirë dhe i besueshëm dhe familjar shumë i mirë. Për të janë botuar shkrime në portale gazeta vendore.
Ai pasion kishte leximin, këndimin e këngëve patriotike dhe kalërimin. Për nder të dëshmorit Ferki Aliu stadiumi i futbollit në Vushtrri e mban emrin e tij si dhe rruga që lidh fshatrat Pantinë dhe Frashër mban emrin e Ferki Aliut. Ndërsa në vendin e rënies i është ngritur lapidari në fshatin Kçiq.(L. D)
Kontrolloni gjithashtu
Lulëzim Shaip Guta (28.3.1980 – 28.9.1998)
Lulëzim Guta u lind më 28 mars të vitit 1980, në Therandë (ish-Suharekë), në një …