Sylë Ukshini

Sylë Ukshini: Partitë duhet të bëjnë kompromise, Kosova përballet me sfidë të madhe

Ish-ambasadori Sylë Ukshini ka deklaruar se Kosova ndodhet përballë një situate të vështirë politike dhe se partitë duhet të lënë mënjanë interesat e tyre për të arritur një zgjidhje në të mirë të vendit. Ukshini tha se aktualisht nuk vërehet gatishmëri për një marrëveshje ndërmjet subjekteve politike, ndërsa situatën e cilësoi si një nga sfidat më të mëdha që vendi ka përballuar që nga shpallja e pavarësisë. “Krejt partitë politike duhet të heqin diçka nga egoja e tyre, të japin diçka për të mirën e Kosovës”, tha ai. “Unë mendoj se jemi vërtet në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë. Krejt partitë politike duhet të heqin diçka nga egoja e tyre, të japin diçka për të mirën e Kosovës. Sepse unë mendoj që prej pavarësisë së Kosovës nuk ka pasur një sfidë kaq të madhe”, deklaroi Ukshini. Nëse nuk arrihet një kompromis politik, vendi, me shumë gjasë, do të përballet me zgjedhje të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, Prokuroria Speciale e Nishit ka propozuar që t’i ngrihet aktakuzë

Tetë parti shqiptare garojnë bashkë për më shumë deputetë në Kuvendin e Serbisë

Tetë parti politike shqiptare nga jugu i Serbisë kanë krijuar listën e përbashkët zgjedhore “Koalicioni …