Kuvendi mblidhet sot për Projektligjin për Dhomat e Specializuara, në sfond edhe zgjedhja e presidentit

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme me 22 pika të rendit të ditës. Në krye të agjendës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Seanca është kërkuar nga të paktën një e treta e deputetëve, ndërsa kërkesa është dorëzuar në emër të tyre nga deputetja Arbërie Nagavci. Para se të shqyrtohet në seancë plenare, projektligji pritet të trajtohet nga Komisioni për Legjislacion. Në rendin e ditës së Komisionit është përfshirë pikërisht shqyrtimi i këtij projektligji. Nisma për ndryshimin e ligjit është ndërmarrë nga PDK-ja dhe përfshin 27 ndryshime në ligjin që rregullon funksionimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Çështja tashmë është lidhur edhe me procesin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. PDK-ja ka bërë të ditur se kërkon që projektligji të miratohet përfundimisht në dy lexime, para se të japë votat e saj për kandidatin presidencial të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Deliu-Kodra: PDK i ka në dispozicion 22 votat për Presidentin nëse votohet Ligji për Specialen

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që …