Protestuesit bllokojnë hyrjet dhe daljet e Qeverisë dhe Kuvendit: Votojeni ligjin

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të propozuara nga PDK-ja.

Ndërkaq protestuesit nuk janë tërhequr nga protesta edhe pas votimit në lexim të parë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Ata kanë bërë thirrje që të votohet projektligji edhe në lexim të dytë.

Tashme hyrjet dhe daljet e Qeverisë dhe Kuvendit janë bllokuar nga qytetarët. Ata nuk kanë lënë për ta kaluar asnjë deputet, por as kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

“Kryetar hyn brenda”, i tha një protestues Hamzës, i cili u kthye mbrapa.

Deputetët tashme nuk po kanë mundësi të dalin jashtë objektit të Kuvendit, pasi të gjitha hyrjet dhe daljet janë bllokuar nga protestuesit. Po ashtu edhe hyrjet dhe daljet e qeverisë janë bllokuar.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Kemi bërë disa gabime, por ligji për Specialen duhet të votohet në dy lexime

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Aleanca do ta …