12 biznese të reja (START UP) marrin përkrahje konkrete nga buxheti i Komunës së Rahovecit

Përmes Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm të Komunës së Rahovecit dhe sipas kritereve të vendosura në thirrjen e hapur për aplikim, kanë përfituar 12 biznese të reja (START UP), ku katër (4) prej tyre janë femra dhe merren me veprimtari artizanale, ndërsa tetë (8) përfituesit meshkuj, kanë fushëveprimtari të ndryshme.

Kjo përkrahje është edhe një tregues i angazhimit të vazhdueshëm për të krijuar lehtësira dhe kushte më të mira për zhvillimin e bizneseve të reja dhe të rinjve me ide inovative për të nxitur ekonominë në Rahovec, ka thënë me këtë rast, Kryetari I Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …