13 të shëruar nga covid 19 sot në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 13 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Kështu është bërë e ditur nga ana e organeve përgjegjëse, IKSHPK dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal për menaxhimin e situatës me covid-19 në Komunën e Malishevës. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më tani me covid-19 janë regjistruar 4259 raste, prej tyre 4151 janë shëruar,87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 21 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …