15 të shëruar dhe 3 raste të reja me covid sot në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 15 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 3 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevës. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga marsi i vitit 2020 e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 4208 raste, prej tyre 4008 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 113 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …