2 të shëruar dhe 13 raste të reja me covid në Malishevë

Bazuar në raportet zyrtare të IKSHPK-së, në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 2 persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 13 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe përmes komunikimit me rastet në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë së Covid-19, e deri më sot, janë regjistruar 3519 raste, prej tyre 3406 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 27 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …