Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka nënshkruar kontratat për ndarjen e bursave komunale për 203 studentë dhe 50 nxënës, të vlefshme për këtë vit akademik dhe shkollor.
“Sot, pata kënaqësinë të takohem me pjesën më vitale të komunës sonë, me studentët tanë që ndjekin studimet në universitetet publike, në profile dhe drejtime të ndryshme.
Në këtë takim, nënshkrova kontratat për ndarjen e bursave komunale për 203 studentë dhe 50 nxënës, të vlefshme për këtë vit akademik dhe shkollor, ka shkruar kryetari Latifi në profilin e tij në facebook.
Mbështetjen dhe përkrahjen për studentët dhe nxënësit tanë më të talentuar, e kemi filluar me një numër simbolik prej 63 bursave në vitin 2018. Mirëpo, këtë numër të ndarjes së bursave e kemi rritur çdo vit akademik në 96 bursa, pastaj në 124, 156, 174 dhe 196 në vitin e fundit. Ndërkohë që, për këtë vit akademik kemi ndarë numër rekord të bursave, me gjithsej 203 bursa për studentë dhe 50 bursa për nxënës shembullorë të Shkollave të Mesme të Larta dhe të Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional.
Studentëve dhe nxënësve përfitues të bursave, ju urojmë shëndet dhe suksese të mëdha në studime dhe ju bëjmë me dije se si çdoherë, por edhe më shumë, do ta kenë përkrahjen nga komuna jonë.
Urime të gjithëve, ka shkruar në facebook, kryetari Latifi.