27 vjet nga masakra në Krushë të Madhe

Në Krushë të Madhe sot u përkujtuan 243 të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë.

Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale të Rahovecit në krye me kryetarin Smajl Latifi, kryetari i AAK, z. Ramush Haradinaj, përfaqësues të subjekteve politike, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe shumë qytetarë.

“Sot, në 27-vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, kujtojmë dhe nderojmë burrat, gratë dhe fëmijët e pafajshëm që u flijuan në pranverën e përgjakur të vitit 1999. Ata nuk u dorëzuan, nuk u thyen – ata janë emblema e sakrificës për liri.

Por drejtësia ende mungon!

Nuk mund të ketë paqe të vërtetë pa ndëshkimin e atyre që urdhëruan dhe kryen masakra mbi popullin tonë. Ne do të flasim, do të kërkojmë dhe nuk do të ndalemi derisa e vërteta të marrë zërin dhe vendin që meriton.

Lavdi të rënëve të Krushës së Madhe dhe gjithë Kosovës!

Kujtimi i tyre mbetet i gjallë në zemrat tona, si dëshmi dhe si amanet për brezat që vijnë”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

U Shënua Përvjetori i 27-të i Masakrës në Celinë të Rahovecit

Në 27-vjetorin e rënies, përkujtohen 75 martirët e fshatit Celinë, të rënë në 25 mars …