5 maji dita Kombëtare e Dëshmorëve të Atdheut në Rahovec

Në komunën e Rahovecit, sot, filloi “Java e dëshmorëve”, ku kryetari Latifi, bashkë me përfaqësues të OVL-së e bashkëpunëtorë bënë homazhe dhe nderime në varrezat e qytetit, e në ditët në vijim parashihet të mbahen edhe aktivitete të shumta, kushtuar jetës, veprës dhe gjakut të derdhur për liri. “Veprimtaria dhe vetëmohimi i dëshmorëve tanë, janë udhërrëfim për brezat, prandaj si të tillë duhet të bëjmë përpjekje për ruajtjen e kësaj trashëgimie kombëtare. Të bëmat e dëshmorëve do të shërbejnë si pikënisje për ne dhe angazhimet e përkushtimet tona ditore duhet të jenë në shërbim të idealit të tyre. Nderimi dhe lavdia iu takon dëshmorëve dhe të rënëve për liri, ndërsa të tjerëve iu takon puna e përkushtimi për jetësimin e idealit të tyre.”- u shpreh kryetari Latifi. Qoftë i paharruar kujtimi për heronjtë dhe dëshmorët e atdheut! I përjetshëm ndër breza është 5 Maji!

May be an image of 15 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti takimin e Dytë periodik me punonjësit e Administratës komunale

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mbajti takimin e dytë periodik për vitin …