526 nxënës deçanas ju nënshtruan testit të Arritshmerisë

Me 26.05.2017 në komunën e Deçanit ashtu si në gjithë Republikën e Kosovës u mbajtë testi i Arritshmërisë për nxënësit e klasëve të nënta të cilët po përfundojnë vitin shkollor 2016/17.

Në këtë test u përfshinë në total 526 nxënës dhe atë të ndarë në dy qendra të testimit: në Shkollën e Mesme Teknike “Tafil Kasumaj” në Deçan dhe Shjkollen Fillore të Mesme të Ulët “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.

Testi u monitorua nga zyrtarë të MASHT-it dhe zyrtarë të DKA-së të komunës së Deçanit. Pra nga raporti i sjellur nga zyrtarët komunal gjithçka ka shkuar sipas rregullave dhe planifikimit, këtë e bëri të ditur drejtori i DKA-së në Komunën e Deçanit z.Qazim Maloku.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …